Dëshmitari 1. Femra
Në vitin 1990 shkoi në vitin e fundit në një gjimnaz. Shoqja e saj quhet këtu “X”.
Ishte heret në mëngjes dhe unë dhe shoqja ime X shkuam bashkë në klas e cila ishte e zbrazët sepse ishte ora e parë e mësimit. Ne menjëherë e ndijtem një aromë të quditshme. Unë mendova se kishte arom portokalli. U bëmë kurreshtare dhe shkuam tek bankat tona që ishin ngjyros me ngjyrë të bardhë si të shkumësit. Unë e preka atë me gisht dhe i morra erë, dhe kështu bëri edhe shoqja X dhe kur jam kthye nga ajo kam parë se i dilte shkumë nga goja. E kam thirrë disa herë por nuk kam marr përgjegje. Ishte krejt pa vetëdije për atë se qka i kishte ndodhur asaj dhe trupit të saj. Në të njejtën kohë kam parë edhe nxënës tjerë të shtrirë në bankat e tyre. Së shpejti u krijua panik në klasë, një pjesë bërtitnin për shkak të dhimbjëve dhe një pjesë bërtitnin prap se prap. Askush nuk kuptonte se qfarë po ndodhte. Unë vrapova për të takuar mësuesin dhe takova kujdestarin e klasës me lot në sy. Ai na u lut për me e lëshue objektin e shkollës dhe me shkue në shtëpi.:”Ata kan hudhur helm në shum klasë”. Nxënësit fillojnë të ikun me vrap dhe duke bërtitur dhe të gjithë bënin përpjekje që të dilnin sa më shpejtë që ishte e mundshme. Një pjesë u hudhen nga dritaret edhe pse klasa ishte në katin e dytë.
Të gjithë arritem të dalim jashtë dhe bërtitëm njëzërit: “Duam të mbajm mësimin jashtë në natyrë“.
Oborri i shkollës ishte mbushur plot nxënës. Një pjese u kishte rënë të fikët dhe një pjesë ishin të shtrirë dhe nuk mund të ngritëshin në këmbë. Trupat e tyre ishin të kthyer dhe kishin marr forma jonormale. Për të u larguar nga aty unë duhet të ecja mbi trupat e tyre dhe më dukej sikur po ecja mbi një tufë me dele. Duke u larguar nga shkolla shkova tek një fushë sportive në afërsi. Rrugës për atje kisha frymëzënje. E ndjeja sikur mushkëritë do të më dilnin jashtë, njikohësisht e ndjeja sikur dikush po më shtërngonte në fyt për të me ngulfat. Unë shkova pastaj tek një shoqe që banonte në afërsi. Aty pushova, bëra një tush dhe kam pirë qumësht dhe jogurt. Vazhdova më pastaj nga aty për të u kthyer në shtëpi dhe pash që i gjithë komunikacioni ishte i bllokuar dhe rrugët ishin të zbrazura nga njerëzit. Një makinë e policisë ndaloj dhe më pyeti se ku isha duke shkuar. Shum e frikësuar u përgjigja se isha duke shkuar në shtëpi. Fatbardhsisht më lejuan të vazhdoj dhe me lan të qetë. Ndalesen tjetër e bëra tek një shoqe tjetër ku edhe fjeta pasi që e ndjeja veten shum të përgjumosur dhe kisha filluar të dridhësha/rrënqethësha. Të rriturit më mbanin duart me shpresë se dridhjet do të pushonin. Por kjo nuk ndihmonte. Kur dridhjet vinin ato më rrëmbenin dhe më mbanin 10-15 minuta dhe nuk kishte asgjë që mund ti ndalonte derisa ato kalonin vetvetiu. Ditën tjetër shkova prap në shkollë por u riktheva sepse e tërë shkolla ishte e zbrazur. Në ditët në vijim e ndjeja veten shum të lodhur dhe të dobësuar. Dridhjet u rikthyen dhe unë kërkova ndihmë në spitalin e Prishtinës. Atje morra ilaqe qetësuese por që nuk ndihmonin kundër dridhjeve. Më pastaj unë takova edhe një Neuropsikiatër. Në spital takova edhe nxënës tjerë që kishin dridhje dhe disa nga ata kishin aq shum sa që edhe kërcenin në shtretër dhe mund të rrezoheshin nga shtretërit. Dridhjet e mija vinin pa paralajmërime dhe kur kalonin dukej se asgjë nuk ka ndodhur. Në tre muajt e parë pas helmimit më vinin shpesh dridhjet, madje disa herë brenda ditës por kishte edhe ditë që nuk kisha dridhje. Dhe më pastaj më kaluan dhe dridhjen e fundit e kisha në vjeshtën e vitit 1990. E mbaj mend shum mirë sepse ndodhi kur isha tek mjeku në Qëndren shëndetësore në Podujevë. X e cila kishte pësuar më së shumti në klasen tonë nga helmimet, ka pasur dridhje edhe deri gjashtë vjet pas helmimeve. Edhe pse unë nuk kam pasur ndonjë dridhje qe prej vjeshtës së vitit 1990 prap gjithnjë ka pasur frikë në mua dha familjen time se këto do të me kthehen prapë. Helmimet kan lënë gjurmë në jeten time dhe shum nga këto plagë nuk jan sheruar ende. Unë kam vazhduar më tutje, jam shkolluar dhe jam punësuar dhe asnjëherë nuk kam pas dëshirë të kujtoj të kaluarën, por edhe sot e kësaj dite është trishtuese kur mendoj për të kaluarën.
Dëshmitari 2. Burrë. Edhe ky ishte në vitin e fundit e një gjimnazit.
Me kujtohet shume mire dita e kobshme e vitit 1990, kur une me shume nxenes te klaseve te ndryshme, ishim deshmitar te nje ngjareje te pa zakonshme qe ne ate kohe u quajt Helmim Masive nga nje Serb qe personalisht edhe e kam njohur ( ishte profesori serb i edukates fizike i cili jetonte poashtu ne qytet te kamenices dhe emri i tije ishte Dragan!!)
Une vi nga nje qytet i vogel i cili quhet Kamenice (Dardana e sotme) e qe gjindet ne lindje te Kosoves, ne kufi me Serbi.
Isha ne vitin e fundit de shkolles se mesme, dhe klasa ime ishte ne katin e dyte te shkolles. Ishte nje dite shume e pa zakont per nje mesim normal pasi qe nxenesit Serb nuk kishin ardhur ne shkolle per te vijuar mesimin por megjitheate me insistimin e profesoreve dhe drejtorit te shkolles qe ishte ne ate kohe shqipetar, hym ne shkoll per te vijuar mesimin, me frik por vendosmeria ishte ne anen tone per te vijuar mesimin. I kaluam dy ore mesimi dhe filluam te treten, nga mendjet tona u largua komplet frika per ndonj helmim te mundshem, papritmas disa zera dhe britma erdhen nga oborri i shkolles, keshtu qe ne fytyrat tona nuk mbeti asnje pike xhaku, te gjithe filluam qe te friksohemi dhe paniku ishte shume prezent ne te gjithe koleget dhe tek une gjitheashtu por mendja me shkoi direkt te motra ime e cila ishte ne nje klass tjeter duke vijuar mesimin poashtu. Sugjerimet e profesorit ishin te mos kemi frik por te fillojm ngadal qe te dalim jashte nga klassa, pa pritmas na u duke sikur nje lloje tymi si ngjyr i bardhe hyri ne klassen tone keshtu te gjithe ishim ne kembe per te ikur nga ai ferr sa ma shpejt qe te jet e mundur por mendjen e kisha tek motra ime qe se pari te shkoj dhe ta kerkoj ate e pastaj te dal jashte por nuk shkoj ashtu. Kur e hapum deren e klasse per te dal jasht, ne koridor te shkolles ishte diçka e quditeshme mund ta quaj si nje pluhur i leht por me nje ndikim shume te shpejt ne organizem sepse syte filluan te me dhambin shume dhe shikimi ime ishte shume jo normal, ne korridor pash disa vajza te shtrira qe dikush vraponte qe te ju ndihmoj por papritmas, disa vajza te klases tone rane ne dysheme ne nje shtangim te quditshem, perderisa une i shikoja keto momente ne syte e mi filloj nje dhimbje e madhe por ne koken time gjithashtu ishte nje presion shume i madhe, mund te them sikur donte te eksplodonte, gjitheashtu e ndiejsha nje shtrengim ne gjithe trupin time. diqka e quditeshme ndodhi ne syte e mi sepse shikimi ime ishte i quditshem dhe kur fillova qe me shume te shohe nje drite si te bardh dhe gjuha ime disi u trash dhe gjitheashtu fillova disi si ne mundim te vidheja si vner, sdi si ja kemi dalur qe te dalim ne oborr te shkolles por ja dulum mbar por atje pame nje mas te tubuar njerezish dhe disa nxenes te shtrir e dikush tentonte ti mjekonte.
Gjendja ime u keqesonte shume hundet me rrjedhnin vazhdimisht dhe nga syte e mi lotet nuk kishin te ndalur dhe fillova te ndijej shtangje te medha dhe nga fjalet e shokeve kam ren ne toke, sikur pa shenja jete.
Nuk me kujtohet sa kohe ka kaluar dhe si kam perfundu ne shtepin time gjegjesisht ne dhomen time me nje ndjenj shume te frikeshme, ne sy kisha diçka, mund them kane qene fasha te lagura me ndonj medikament apo diçka tjeter, nuk me kujtohet! Por gjitheashtu ne dhome ishin disa koleg dhe kolege nga klassa ime gjitheashtu te mbuluar me disa fasha ( ata ishin ne shtepin time pasi qe une jetoja shume afer shkolles) sugjerimet nga disa doctor qe vinin ne vizita qe te pime sa me teper produkte nga qumshti si kos dhe jogurt dhe gjithashtu te mbaj vazhdimisht fasha ne syte tone deri sa te kalojn dhimbjet bile pak.
Nje qeshtje ishte shume strikte qe askush nga ne te mos kontaktoj mjek ne spital apo edhe te shkoj ne spital se perndyshe do te pesojn e tere familja sepse autoritetet kriminale serbe ne ate kohe e quanin nje loje e nxenesve shqiptare dhe na quanin rrenacak.
Me pastaj koha kalonte por gjendja ime ne syte e mi keqesojhej gjdo dite e me teper por gjitheashtu kur hyra ne ushtrin Jogoslave nuk mundja ase te kerkoja ndihme por pasi filloj lufta ne Kroaci ku isha ne sherbim ushtarak, me ndihmen e familjes dezertova nga ajo ushtri vrastare per shume djem nga kosova dhe shume vende tjera ne ish Jugoslavi, shkova ti bashkohem familjes ne Zvicer ku menjehere pas nje kohe te shkurter u shtrova ne spitalin univerzitar te Zurich. Mjeket dhe gjithe staffi ne spital u habiten nga gjenda e ime shume e rend shendetsore por nuk mundenin qe te gjejn ndonj diagnoz qe te me tregojn se çka me te vertet kish, por pas dy jave qendrimi aty nga mjeket zviceran pata nje sygjerim qe me thane; qe me duhet te jem gjate tere kohes ne mbikeqyreje te mjekeve, keshtu qe gjate tere jetes sime kam pasur dy operacione ne sy ne shtetin Anglez dhe kohet fundit edhe nje ne shtetin Belg.
Edhe pse kaluan shume vite sherimi i syve te mi nga ajo ngjareje duket shume large, kam terapi te vazhdueshme ne spitalin univerzitar te Lieges dhe mjeket me kane informuar qe do te kem operacione te vazhdushme ne te ardhmen.
Dëshmitari 3. Shkoi në 1990 në shkollën mjekësore në Mitrovicë.
Ishte e merkure dhe oren e pare kishim praktik. Shkuan ne spital se bashku me dy shoqe e mia, veshem mantilat e bardhe dhe u futen ne repart ku na priste profesoresha. Filloj ora e mesimit dhe profrsoresha na i ndau detyrat qe do ti benim gjate asaj ore praktike.
Pas pak na erdhi lajmi qe po ndodhte dicka poshte ne shkollen e mjeksis ku une vijoja mesimet. Te gjithe nxensit e klases se bashku u versulen drejt shkolles dhe kur arritem ne oborr pam nxenes te shtrir per toke qe dridheshin pa kontroll. Kishin gerrqe te medha ne bark. Disa prej tyre kishin mbetur te alivanosor. Nuk dishim se qka po ndodhte dhe se per qka behej fjale. Ajo qe zhvillohej ne oborrin e shkollrs se mjeksis ishte e tmerrushme. Me vone na treguan qe neper klasat e shkolles ishte shperndar nje pluhur i bardh qe kundermonte nje ere te kendshme. Dyshohej qe ishte helm. Nxensit ishin bere kurreshtar dhe kishin marre ne dore per ta nuhatur. Menjeher pas nuhatjes kishin filluar te ken gerrqe ne trup dhe ta humbin kontrollin. Une dhe shoqet e mia filluam ti ndihmojm ata duke i u dhene frym me goje. Nxenseve ju vinte nje ere e kendshme sikur parfum. Trupat e tyre dhridheshin sikur ti kishte zene rryma. Shumica prej tyre ankoheshin se nuk po munden me marr frym lirisht dhe qanin e betisnin. Te gjithe qytetaret qe ne ate moment ishin ne afersin e shkolles u mobilizuan duke ju dhene ndihm nxensve. Me makinat e tyre private dergonin nxensit ne spital pa rreshtur.
Pas disa minutave filloj te me mirren mendet dhe shiqimi mu dobesua. Shoqja ime qe ishte para meje u rrezua per toke dhe filloj te dridhej. Ne ate qast u ula edhe vete se me dukej se po rrezohesha ne secilin sekund. Kisha veshtersi me frymmarrje. U ula ne toke dhe mbylla syte dhe e vetmja qe degjoja ishte sirena e ambulances qe binte pa pushim. Dergonte nxenes te semure ne spital qe gjindej vetem disa qindra metra nga oborri i shkolles. Me kujtohet qe u dobesova shume dhe kisha nje kokedhimbje te hatashme. Erdhi nje arsimtar dhe me veturen e vete na dergoj ne shtepi. Simptomet i kisha gati nje jave dite.
Une personalisht nuk kam kerkuar ndihme mjeksore pasi qe simptomet mu larguan pas nje jave dhe ndihesha mire me shendet. Mirpo shoqet e mija te cilat kane pesuar me rende nga helmimi kan pasur kontrolla mjeksore te rregullta.Njera prej tyre edhe sot vuan pasojat nga ajo dite e tmerrshme e helmimeve. Eshte martuar por ende nuk ka femije. Me ka then se helmimi edhe pasoj e sterilitetit te saj……