Në vitin 1991 dy mjek britanik, Alastair Hay dhe John Foran,në revisten mjekësore the Lancet shkruanin që kurrfarë helmimesh nuk kishte në Kosovë në vitin 1990. Analizat e gjakut të tyre me të vërtetë nuk përmbanin ndonjë helm.
Ishte Foran i cili i kishte marr analizat. Ai erdhi në Kosovë më 23 mars, ditën pas shpërthimit të madh të helmimeve.
Ai e kishte me vete filmuesin Gwynne Roberts. Këta të dy së bashku gjatë vitit në një kamp refugjatësh kurd në Turqi kishin marr analiza gjaku, të cilat më pas ishin analizuar nga Dr Hay. Analizat e gjakut përmbanin helm, për të cilin doktorët kishi shkruar në the Lancet.
Lajmi i shkurtër në the Lancet nuk jep të dhëna se si ka punuar Foran. Nuk shkruan askund se ku në Kosovë jan marr analizat e gjakut, ose si jan zgjedhur pacientët dhe për dallimin në kohë mes kohës kur paciantët jan sëmurë dhe kohës kur analizat jan marr nga Foran. Helmi zhduket/lirohet shpejt nga trupi. Dhe lajmi i shkurtër nuk përmend asgjë për kontaktet e tij me mësuesit dhe mjekët në Kosovë.
Doktorët mund të falen me atë se redaksia në the Lancet ka përgjysmuar lajmet e shkurtëra të tyre. Përpos kësaj ata i referohen raportit mjekësor të tyre, që sigurisht përmban më shum të dhëna. Atë ata e kishin dërguar tek organizata franceze Fédération Internationale des Ligues des Droits de I`Homme, që kishte premtuar më pastaj që të dërgonte me tej tek ”the Albanian community”.
Duket mirë. Problemi është se askush në ”the Albanian community” ka dëgjuar për atë. Aty e kemi një pjesë të skandalit!
Në lajmin e shkurtër në the Lancet përpiqeshin doktorët megjithatë të përshkruajn, se si helmimi kishte filluar në Podujevë. Ata shkruanin për histeri dhe frikë dhe thashethemet e pa arësyeshme për helmimet në një shkollë. Kur nxënësit në një klasë, përmes dritarës shikonin një klasë tjetër të versulej për në oborr të shkollës, ata bënin njësoj si ata.
Foran nuk i kishte marr shenimet e tija nga intervistimi i nxënësve. Në rastin më të mirë janë të dhëna të dorës së dytë prej mësussve ose mjekëve, por vështirë se i ka marr nga mësuesit shqiptarë. Sigurisht ka fakte për këtë në raport të cilat nuk bëhen të ditura.
Kështu rrëfen një ish nxënës se si ka filluar në Podujevë Dëshmitari 1. Femra
Dëshmitarja vet i ka përjetuar ngjarjet dhe rrëfimi i saj dallon prej rrëfimit të doktorëve. Ajo (sikurse edhe shoqja e klasës) nuk pësuan simptome për shkak të frikës. Ato u bënë kurreshtare dhe preken diqka. Më pastaj erdhen simptomet, të cilat pastaj përfshin edhe nxënësit tjerë në klasë. Ajo kishte simptome se paku një gjysmë viti, shoqja e saj për shumë vite.
Rrëfimi i dëshmitarës ka besueshmëri më të madhe se sa të dhënat e dorës së dytë të Foran! Prandaj ka arësye të dyshohet se ata që i jepen të dhënat Foranit ishin – serb.
Unë i a dola të kontakoj me Dr Hay. Kur unë e luta të më dërgonte raportin e mjekëve, ai më nuk u përgjigj. Unë i shkrova sërish dhe i thash se ai raport ishte i panjohur në Kosovë.
Akoma pa përgjigje.
Në fund me erdhi një ide. Unë e luta Avni Dervishin një suedezoshqiptarë icili atëherë punonte për një parti politike në parlamentin suedez, që të i shkruante dr Hay dhe që të shihej qartazi se i shkruhej letra nga “the Parliament of Sweden”. Dhe tani u përgjegj Dr Hay! Ai shkruante se po e kërkonte dhe nuk po e gjente raportin dhe pyeste se a nuk mjaftonte “ ajo se qka shkruante në the Lancet”. Unë I shkruajta Dr Hay dhe u përpoqa të i sqaroja arësyen përse ne kishim nevojë për raportin.
Ai u përgjigj se kishte shpenzuar një orë të tërë pune për të kërkuar dhe se nuk e kishte gjetur. Tani ai nuk mund të bënte më shum, pasi që ai do kishte pushimin.
Atij ju dërgua edhe një e-mail kur pushimi kishte kaluar. Unë i shkrova se unë besoja/supozoja se ai e kishte kërkuar por nuk e kishte gjetur raportin. Në këtë rast duhet vetem të konstatohet se ai kishte humbur. Por, unë mendoja se kishte një mundësi tjetër, me të vërtetë nëse John Foran mund të ketë një ekzemplarë të tijë. Unë i ceka atij se nuk kam mundur të gjëj një adresë të tijë dhe se e kisha lutur edhe më parë Hay të më ndihmonte të gjëja Dr Foran por pa marr përgjigje. Unë i theksova që ndoshta Foran ishte i vetmi në botë që kishte një ekzemplarë të raportit: Unë doja të dija nëse ai jetonte akoma. Nëse ai jetonte unë shpresoja që Hay do të më bënte të ditur se si do të mund ta gjeja atë.
Dr Hay përgjigjet direkt:
”Propozimi im i vetëm është që ju të kontaktoni Gwynne Roberts, i cili e njihte John Foran më mirë se unë.”
Kjo përgjigje më zhgenjeu. Por unë e gjeta një adresë të Gwynne Roberts, i cili nuk mund të me jipte një adresë të John Foran.
Unë i shkruajta e-mailin tim të fundit Dr Hay-t:
Ju Dr Hay jeni prijesi toxikolog në Britaninë e Madhe. Prandaj unë jam i sigurt se ju me ndihmen e kontakteve tuaja do të mund të gjeni se qka ka ndodh me John Foran. Dhe para së gjithash nëse ai jeton ose ka vdekur. Unë ju pyeta juve para dy vitesh dhe e gjithë ajo qka ju mund të bëni pas dy vitesh ishte të i referoheni Gwynne Roberts. Ju para shum kohesh u njoftuat se raporti i juaj asnjëherë nuk kishte ardhur në Kosovë. A është kjo e dhënë krejt jo interesante për juve? Organizata franceze, e cila do duhej të dërgonte raportin nuk më është përgjigjur asnjëherë në pyetjet e mia. Por a mund të sillen ata njisoj edhe ndaj teje? Ata do duhej të të kishin premtuar të të dë¨rgonin atë, kështu që ju duhet të keni të drejtë të i pyesni se qfarë ka ndodhë.”
Unë përfundova duke përmendur se në the Lancet shkruante se DY mjekë ishin të pranishëm kur Foran kishte marr analizat e gjakut. Unë i shkruajta: ”Foran ishte njëri doktor. Po kush ishte ai tjetri? Mund të jet kjo mundësi tjetër për të gjetur raportin.“
Hay u përgjigj shpejt; me një e mail mjaft të gjatë, por vetem me një fjali në atë se qka e kisha lutur të më përgjigjej.
„Fatkeqësisht nuk kam kohë të kerkoj John Foran dhe atë doktorin tjetër“.
Foran ndoshta ishte e vetmja mundësi për të gjetur raportin. Është e qartë dhe e kuptueshme që Hay do të mund të gjente se qfarë kishte ndodh me John Foran.
Por ai nuk ka kohë
Megjithatë ai ka:
· Humbur ekzemplarin e vet të raportit;
· E ka kuptuar se ekzemplari dërguar Kosovës nuk ekziston dhe se
· Lajmi i shkurtër në the Lancet është plotësisht i pamjaftueshëm.
Ai refuzon të merr përgjegjësinë për hetimin/kërkimin e vet!
Lajmin e shkurtër në the Lancet e ka përdorë edhe Radovanovic dhe teoretikët e histerisë masive të Internetit si dëshmi se Kosova ishte goditur nga histeria masive. Lexuesit e tyre nuk kishin arësye të kontrollonin referimit në the Lancet. Prandaj edhe i ashtuquajturi Komisioni Kosovar në vitin 2000 nxori të njejtin përfundim.
Kjo është tragjedia në këtë histori të dhembshme.
Raporti mjekësorë i humbur dhe sjellja e Dr Hay është skandali!
Fati i John Foran është mister/fshehtësi.